Pre. Dhj 13th, 2024

VIDEO/ Arben Derhemi flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshortja: E kam mbajtur larg jetën time private, por…

Një lajm qarkulloi në media pak kohë më parë, i cili thoshte se aktori Arben Derhemi ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Iva Korumi, me të cilën kanë një vajzë.

Në media shkruhej se dyshja nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale. Pas kësaj reagoi aktori me një postim në rrjetet sociale ku shkruante: “Po si ka mundësi të jemi kaq gjakatarë… Unë e kuptoj që kur njeriu është i parealizuar dhe nuk di ç’seksi i përket akoma në moshën 40-vjeçare gjen mundësi nëpërmjet thashethemeve për t’u bërë personazh (për mirë apo për keq), por kur të gjithë kustitë mediatike (portalet) duan gjak… më bën përshtypje sa problem e kemi si racë e pastër arjane që jemi… Për të mira dhe gëzime.”

I ftuar në “Natën me Aulonën”, ai tha se :“Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati 2 vjet e gjysmë, dhe ishte si me thënë e gjitha e makinuar. E kam mbajtur larg jetën time personale private larg revistave, televizioneve. U vendos një moment që ne do të ndaheshim dhe kaq”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *