Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit ishte një ngjarje magjike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Një nga momentet që spikati ishte hyrja e Dafinës në dasmë, teksa ajo afrohej drejt Kreshnikut për të filluar vallëzimin e parë si bashkëshortë, të shoqëruar nga zëri i Shpat Dedës, i cili interpretonte live.
Në një intervistë për emisionin “Canape” në T7, Shpat Deda ndau emocionet e këtij momenti të veçantë dhe rrëfeu se si u formësua ideja e tij për të kënduar në këtë ceremoni.
“Dafina është mikeshë e vjetër, tashmë edhe Kreshniku, të dy i kam miq të zemrës. Një ditë, Dafina më kontaktoi dhe më kërkoi të këndoja në dasmën e tyre, në momentin kur do fillonin vallëzimin e parë. Më kërkoi të këndoj një këngë të ‘Gjurmëve’ që nuk e kisha dëgjuar më parë, një këngë e titulluar ‘Ty’. Ishte thjesht një demo, por e jashtëzakonshme dhe me një ndjesi të ëmbël. Ajo më kërkoi gjithashtu të këndoj këngën ‘Përgjithmonë’ me kitarë, teksa ajo hynte. Ishte një kërkesë unike dhe më bëri të ndihem jashtëzakonisht i nderuar,” rrëfeu ai.
- Eneda Tarifa flet për periudhën e vështirë: Shenjat dhe simptomat tregonin se…
- VIDEO/ “A të ka marrë malli për Lunën?”, Luiz Ejlli bëhet melankolik: Dua të shkoj në shtëpi
- VIDEO/ “Një nuse si kjo dua për djalin”, gjyshja e lë pa fjalë Kiara Titon
- “I bën hije kot tokës”, Egla i përgjigjet ndjekësit: Respekte kush ma gjen këtë tajarsin…
- VIDEO/ Afërdita, Afrona apo ‘Bebi’? Ja me kë do donte të rikthehej Blero
- VIDEO/ “Ke mendime eskorte”, Kristi Aliaj i kthehet Alba Pollozhanit