Mar. Nën 12th, 2024

“Do t’i kushtonte shumë”, Nita Latifi reagon e habitur për dënimin e Luiz Ejllit

Këngëtarja Nita Latifi, ish-banuese e “Big Brother VIP 2,” ishte e ftuara e fundit në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”.

Gjatë intervistës, prezantuesja Ester Bylyku e pyeti Nitën për vendimin e fundit të Gjykatës së Fierit, që e dënon këngëtarin Luiz Ejlli me një vit burg.

“Jo çdo lajm që del është i vërtetë. Nuk e di nëse është e saktë 100%,” tha Nita.

Kur Esteri i sqaroi se ishte vendim gjyqësor, Nita reagoi me habi.

“Domethënë është e vërtetë? Nuk kam folur me të. Thjesht e kam takuar rastësisht në Prishtinë dhe u gëzova shumë që po arrin sukses në muzikë dhe karrierë. Më vjen keq nëse do t’i ndodhë diçka e tillë, sepse një vit burg do t’i kushtonte shumë, e normalisht, askush s’e dëshiron një gjë të tillë,” shprehu Nita me keqardhje.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *