Këngëtarja e njohur Olivia Rodrigo u arrestua teksa po udhëtonte nga Kanadaja në Portland.
Në emisionin e Jimmy Fallon, Olivia tregoi situatën e pazakontë me të cilën ishte përballur në turneun e saj botëror, ajo ishte “në telashe me ligjin” për herë të parë.
“Kemi qenë në kontrollin e kufirit, jap pasaportën dhe më thonë ‘ok, kaloni’. Por më pas trokasin në derën e autobusit dhe thonë ‘na duhet Olivia’”.
“Fillimisht mendova se polici cili mund të donte një autograf”, tha ajo.
“Ishte ora 3 e mëngjesit dhe isha e rraskapitur. Më pyetën nëse isha arrestuar ndonjëherë. Unë iu përgjigja “jo, nuk jam arrestuar”, por ata vazhduan “je e sigurt?” dhe fillova të dyshoj. Mendova ‘ndoshta më kanë arrestuar sërish dhe nuk e mbaj mend?”, tha ajo me shaka.
Pas 30 minutash, oficeri e pyeti përsëri emrin e saj, në këtë moment Rodrigo tha: “Olivia Rodrigo, R-O-N-T-R-I-G-O”.
“Më pas efektivët më thanë se kishte ndodhur një keqkuptim. Më tha se është një vajzë që më ngjan shumë, është në të njëjtën moshë dhe është arrestuar shumë herë. Emri i saj është Olivia Rodriguez ”, përfundoi këngëtarja.
- Olta Gixhari shpërthen ndaj Milaim Zekës: A të ka hije në këtë moshë që përfshihesh…
- VIDEO/ Përballje e fortë mes Albit dhe Ardit, ja si reagon Rebeka
- “Tetë muaj më parë isha duke u mbytur në dhimbje”, Chiara Ferragni: Fundi që meritojmë është fshehur mes valëve
- FOTO/ Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova zbulon emrin e vërtetë
- “Kam për ta prishur karrierën”, plas sherri mes Drilonit dhe Xuxit
- “Ish e fejuara i mban akoma fotot”, Ketrina zbulon ‘sekretin’ e Albit