Pre. Nën 29th, 2024

Bes Kallaku: Të gjithë më thonë falja, doja të ta falja, por…

Aktori i njohur Bes Kallaku, një figurë shumë e përfolur në mediat rozë pas ndarjes me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut.

Ai ka publikuar këngën e tij më të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj, të titulluar “Pa Ty”.

Ndjekësit e tij kanë nisur menjëherë të spekulojnë mbi faktin se kjo këngë mund të jetë një reflektim për marrëdhënien e tij të fundit, duke parë se teksti është shkruar vetë nga Besi.

“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite“, është një nga vargjet ku aktori duket sikur shpreh trishtimin pas ndarjes, duke ngritur dyshime se fajtore për përfundimin e lidhjes mund të jetë Xhensila.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *