Motra e Bes Kallakut, Ana, teksa ishte e ftuar në “7pa5” në rubrikën e gatimit, ku u ndal patjetër edhe te raporti me Besin.
Moderatorja tregoi se Besi është ai i cili jep këshillat mes tyre.
“Kemi qenë gjithmonë të dy për njëri-tjetrin. Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke treguar që jemi aty. Duke qenë se unë jam e vogla, jam rritur gjithmonë me këshillat dhe kujdesin e tij. Besi është për mua dhe për të gjithë ne një shpatull shumë e fortë ku mbështetemi të gjithë“, tha Ana.
Po ashtu, Ana na zbuloi se Besi ka shumë aftësi në kuzhinë.
“Besi gatuan vetë shumë mirë dhe nuk jam vënë në konkurrencë me të, sepse e di që gara është e fituar nga Besi. Ai gatuan vërtetë shumë, ka shumë dëshirë të ketë njerëz në shtëpinë e tij. Por vetëm diçka, të gjithë duhet të marrin masa t’i thonë që e ka qarë gatimin“, vijoi më tej.
- VIDEO/ Luiz Ejlli përfundon në spital, reagon me një mesazh për fansat
- Këto shenja janë më të prekura nga Hëna e Re
- “Qëndrova 2 javë në regjim shtrati por sërish nuk ia dola”, Ami tregon periudhën e vështirë gjatë shtatzënisë
- Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Pejës
- Ilnisa Agolli rikthehet në Top Channel, zbulohet programi që do prezantojë
- VIDEO/ Ka një plan më të madh? Ja çfarë tha moderatorja për largimin e Heidit nga “Goca dhe Gra”