Zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku brenda saj ndodheshin dy të moshuar, nuk ishte aksidental.
Ishte djali i dy të moshuarve Altjon Sulejmanaj, 42-vjeç, që jo vetëm i vuri flakën banesës së tyre në katin e tretë të një pallati 4-katësh, por mbylli dyert në mënyrë që ata të mos dilnin dot nga banesa dhe të digjeshin.
42-vjeçari, pasi u sigurua që banesa mori flakë, u largua por policia arriti ta vinte në pranga.
Nga veprimet hetimore thotë policia, dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /TCH
- Ledri Vula flet për shtatzëninë e Sarës: Një ditë para se ta merrnim vesh jemi ndarë
- VIDEO/ Lori Hoxha zbulon unazën e martesës, ja si duket
- Sara Hoxha mbështet Ledri Vulën? Kjo foto trazon rrjetin
- VIDEO/ 12 orë reshje shiu sa për një vit në Itali, përmbytje të mëdha në Siçili
- Ish-konkurrenti i “Përputhen” futet nesër në BBVK? Ja çfarë poston
- VIDEO/ Renée Reffo ndan historinë me ish-të dashurin: Më tha jam i martuar, ti s’më pyete