Mër. Nën 20th, 2024

“Burrë të martuar dashurova”, Rovena Stefa: Ja çfarë fshihet pas këngës

‘Burrë të martuar dashurova‘ është padyshim kënga hit e Rovena Stefës.

Këtë këngë, Rovena e ka kënduar disa herë që nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, por duket se pas saj fshihet një histori.

Ndërsa e këndonte këngën në oborrin e shtëpisë, Rovena nxiti kuriozitetin e banorëve rreth historisë së këngës dhe rrëfeu se ajo vetë ka pasur një histori të ngjashme.

“Kjo ka ndodhur, e kam pasur një histori komplet të ngjashme me këtë histori. Dhe këtë histori ia tregoj mikut tim të ngushtë që bën tekste në Shkup, Avni Qahilit. Pastaj e kemi realizuar melodinë, të cilën e ka bërë motra ime. Melodinë ia dërguam Avniut për tekst. Kur ka ardhur teksti e kishte bërë komplet historinë. Motra ime nuk donte, por u pajtuam ta bëjmë, pasi kjo histori u ndodh shumë vajzave.”, tha Rovena.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *