Hën. Dhj 2nd, 2024

Punojnë bashkë, a është bërë Heidi Baci shoqe me Egla Cenon?

Heidi Baci dhe Egla Ceno tashmë janë kolege, pasi ndodhen në panelin e emisionit “Goca & Gra”.

Në panelin e këtij emisioni gjenden edhe personazhe të tjerë, të cilët mund të kenë mendime të ndryshme nga ajo. Por, a është Heidi shoqe me Eglën, me të cilën pati debate të shumta brenda ‘BBV’?

Teksa ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ndryshe” në TAR, Heidi u shpreh: “Ndihem shumë komode. E ndjej respektin nga të gjitha. Nuk është e vërtetë që janë agresive. Jo, shoqëri është llaf i madh, por ne shkojmë shumë mirë, respektohemi dhe gjëja mund të ndodhë më vonë, por për momentin jemi kolege. Ndjej sikur duam të gjitha pak të ruhemi ndoshta, sepse tamam tamam ajo nuk është moderim. Unë e kam menduar këtë gjë. Është sikur jemi pesë opinioniste. Po ta shohësh unë jam më e lirshme në temat sociale, ose kur na sjellin mesazhe, por kur flitet për politikë ose për fe është një përgjegjësi shumë e madhe të japësh mend.”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *