Mër. Nën 6th, 2024

Zbulohet numri i banorëve që do të hyjnë natën e parë në Big Brother VIP Kosova

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë të ditur se në kastin e edicionit të tretë të këtij formati, fillimisht do të hyjnë 17 banorë.

Në emisionin “Sol” në Klan Kosova ai thotë se do të ketë risi që natën e parë.

“Do të ketë spektakël, nata e parë është festë ku do të prezantohen banorët, dhe nuk do të jenë hiç më pak se vitin e kaluar që kemi qenë. Zakonisht Big Brother nis me 12 ose 14 banorë, ndërsa tani jemi pesë më shumë se ky numër që i them. Qysh natën e parë do të ketë përdredhje. Prisni të papriturën, prisni emocion, kaos, ashtu siç iu ofron Big Brother”, ka thënë Hamiti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *