Ish-konkurrentja e “BBV3”, Sara Gjordeni ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku foli për vështirësitë e mëdha financiare që ka kaluar gjatë muajve të shtatëzanisë, të cilat Bardhi i kishte shkruar në këngën e publikuar pak ditë më parë “Qikës tem”.
“Bardhi ka pasur hite, ishte e pamundur ta imagjinonin në pozicionin e një djali pa lekë. Por kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë 0. Kjo ka ndodhur me Bardhin. Kënga është shkruar në periudhën prill-maj. Një muaj e gjysmë që nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë lloj burimi të ardhurash, vetëm unë punoja. Kam një familje që më ndihmon financiarisht, por Bardhi ka qëndruar si zotëri dhe nuk donim t’i zgjasnim dorën njeriu. Bardhi vet si individ ka pasur vështirësi, por jo se nuk i kemi pasur ato kushte, kam pasur mbështetjen nga familja. Dua ta ritheksoj se kjo situatë ka kaluar, Bardhi pati koncerte gjatë verës dhe nuk jemi më në atë situatë, disa reagime s’më kanë bërë shumë sens”, tregoi Sara.
- VIDEO/ Me Romeon apo jo? Heidi Baci tregon si po e shijon jetën në Tiranë
- VIDEO/ Gëzuar festat! Zbulohen pamjet përrallore të familjes Ejlli
- VIDEO/ Akrobatja i vendos gjarprin mbi kokë, Bieta Sula shtang në vend
- Bleona Qerreti tregon planet për martesë dhe fëmijë
- Ndahet nga jeta aktorja e famshme e serialit “Friends”
- “Do të ndihen më të favorizuarit e muajit”, Horoskopi i plotë i muajit Nëntor