Kryeministri Edi Rama është shtruar ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Burimet i thanë gazetares së Top Channel, Alma Demiraj se kryeministri është trajtuar për hernien inguinale, një ndërhyrje e lehtë dhe siç mësohet gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Rama e paralajmëroi këtë ndërhyrje në fund të gushtit, kur teksa ishte për një inspektim në spital.
“Mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale, që i kam mësuar edhe emrin, se kësaj diskales nuk i kërkoj mjek sepse punoj me forcat e mia, me stretch, me vetëpërmbajte përpara ushqimit që të mos rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli, po kësaj inguinales mesa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do vij prapë me shumë kënaqësi”, deklaroi Rama.
Kjo është hera e dytë brenda 18 muajsh që Rama shtrohet në spital, pasi në prill të vitit të kaluar bëri një ndërhyrje për heqjen e apandesitit. /Top Channel
- VIDEO/ Heidi Baci rikthehet në Shqipëri: Gëzuar Festën e Pavarësisë kuqezive të mi të bukur
- Diplomatë, intuitivë dhe inteligjentë, shenjat e Horoskopit që dinë gjithmonë çfarë të thonë
- VIDEO/ “Sulltanesha e babës”, komenti i Luizit merr gjithë vëmendjen e ndjekësve
- VIDEO/ Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë, ja si reagon Rita Ora
- Bleona Qerreti: Karriera ime nuk ka pse të krahasohet me atë të Dua Lipës apo Rita Orës
- “Mendojnë që dy bebat e mi nuk i kam bërë unë”, Aurela Hoxha: U mërzita shumë!