Këngëtari Redon Makashi ishte i ftuar në “Profil”, ku i tregoi gazetares Greta Topjana momente nga fëmijëria e tij.
Këngëtari i mirënjohur po ashtu shprehu revoltën për mungesën e vlerësimit ndaj artistëve për të cilët siç tha kujtohen vetëm kur largohen nga kjo jetë.
“Do ishte mirë që arti i mirëfilltë të kishte një çik më shumë mbështetje nga lart dhe jo kur njerëzit të ikin nga kjo botë të thuash sa i mirë ishte. Vjen një kohë kur këta artistë me ato pensione qesharake largohen nga kjo jetë vijnë iu bëjnë elozhe. Kjo më duket gjëja më qesharake që mund të jetë…Rebelizmi qëndron brenda meje, por jo i shfaqur te njerëzit, nuk mund të them që jam romantik, jam dhe rebel, nuk mund të them asgjë të saktë për veten, unë jam gjithmonë për artin, për të tjerat të mos flasim”, u shpreh këngëtari.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi