Rudina Dembacaj do të rikthehet sërish në ekran! Këtë herë do e shohim si moderatore në ekranin e Top Channel, në sezonin e ri televiziv, sipas burimeve që i bëjnë me dije “VIP Magazine.
Bashkë me Rudinën, pjesë e këtij paneli do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother Vip 3, Heidi Baci.
Bëhet fjalë për emisionin “Goca dhe Gra”. Ky është një format tërësisht ndryshe në Shqipëri, ku i gjithë programi drejtohet nga vajzat dhe gratë moderatore, të cilat herë pas here kanë edhe të ftuar personazhe të njohur të spektaklit apo edhe politikës.
Mësohet se i gjithë paneli do të jetë i ri, me emra që nuk kanë qenë pjesë e këtij programi në sezonet e shkuara.
- Zbulohet televizioni dhe programi ku do ta shohim Rudina Dembacajn
- VIDEO/ Do shkriheni së qeshuri me këtë video të Luizit
- FOTO/ Fituesi i Big Brother humb njeriun e afërm
- Do martohen së shpejti? Sarah i kërkon unazë, Dj Pm vishet si dhëndër
- Noizy feston ditëlindjen, por urimin më të veçantë e mori nga Stresi: Miqësia jonë…
- VIDEO/ Momenti prekës i takimit mes djalit dhe nënës pas 20 vitesh i humbur