Mar. Dhj 10th, 2024

“Të gjithë planetët u përmbysën”, Klea Huta tregon periudhën e vështirë: Nuk gjeta rehat sikur 1 javë të plotë

Klea Huta ka njoftuar se nuk po kalon një periudhë të mirë.

Mbrëmjen e kaluar, ajo bëri një postim në ku shfaqet me maskën e aerosolit dhe tregon gjithë kalvarin e shqetësimeve të këtij tremujori të vështirë.

‘Më duhet ta pranoj që këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo Mërkuri në retrogradë, por të gjithë planetët u përmbysën. Nuk gjeta rehat sikur 1 javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani qershia mbi tortë: Covid. Kam 2 javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola e vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës, e tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushesh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë“, shkruan ajo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *