Die. Nën 24th, 2024

Çfarë ndodhi mes Julias dhe Ilnisës? Renne: Është e pabesë…

Pasditen e djeshme, në “S’e luan Topi”, Julia nuk i shpëtoi përsëri pyetjes për Ilnisa Agollin.

Madje, pyetjes se si i ka raportet me të, ajo i përgjigjet me pyetje: “Pse ata njerëzit që kanë qenë bashkë në Big Brother nuk takohen me njëri-tjetrin? – i drejtohet ajo moderatores dhe pastaj shton: “Nuk kam asgjë me Ilnisën. Nëse Ilnisa ka gjë me mua, le të ma thotë. Nëse thashë, e dashura e Meritonit, thashë një të vërtetë, apo jo?”

Ndërkohë, Renee, vajza e aktores, e përsëriti edhe një herë përgjigjen e pyetjes që e ëma po e anashkalonte.

“Është e pabesë. (Ilnisa) është e pabesë. Unë them atë që shoh. Nuk e kam takuar dhe duket si paragjykim, por këtë përshtypje kam”, tha Renne.

Julia ndërhyn pas së bijës duke thënë se ky është mendimi i saj, por në të vërtetë ajo dhe Ilnisa nuk kanë qenë asnjëherë mikesha.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *