E ftuar në “S’e Luan Topi” ka qenë aktorja dhe ish-banorja e “BBV3”, Julia Illirjani. Teksa u rrëfyer llidhur me vështirësitë që kishte hasur në fillimet e karrierës së saj, Julia ka bërë dhe një rrëfim të ndjerë.
Ajo tregon se ka arritur ta luftojë një sëmundje të rëndë, por i duhet ta mbajë në monitorim gjithë jetën, për t’u mos u shfaqur sërish.
“Më është ftohur trupi dhe jam ngrirë kur më marrin në telefon nga spitali dhe diagnostikohem me sëmundjen më të keqe, që ishte. Më thonë që duhet të bësh një analizë me mjekun sepse analizat nuk kanë dalë mirë. Ka qenë një melanomë shumë e avancuar dhe e egër. Kam ngrirë, nuk arrija të kuptoja as se ku isha, as se çfarë po ndodhte. Në kokë të vërshojnë një mijë gjëra që nuk është frika ndaj vdekjes. Aty e kuptova që nuk ishte frika ndaj vdekjes, e para ishte për vajzën, ‘çfarë do ndodhë, kujt do t’ia lë?’, mendimi i dytë më vinte për prindërit, nuk është normale të iki fëmija para prindit. Nuk dija si ta menaxhoja, nuk doja të bija në dëshpërim. Mjeku më tha që duhet të futesh me urgjencë në sallë operacioni. I thash jo, ‘më duhet të takoj prindërit’, por nuk u tregova asgjë. I thashë ‘do iki dhe do lë orar pas pushimeve’. Imë motër i tregoi. Sot mendoj që jam mirë, jam akoma në monitorim dhe do jem gjithë jetën time. U bënë fiks 5 vjet, shpresoj të bëj 10 vjet pa asnjë lloj rikthimi”, rrëfeu aktorja.
- VIDEO/ Kiara Tito publikon pamjet: Realizuam setin fotografik për festat e fundvitit
- “Herë prift, herë hoxhë”, Maya flet sërish për sherrin me ish-bashkëshortin, tregon vesin e tij
- FOTO/ E motra mungoi në dasmë, ja si reagon bashkëshorti i Dafina Zeqirit
- Arben Derhemi tregon detaje nga “Njerëz dhe fate”
- VIDEO/ “U tregua e dobët”, Egla Ceno reagon pas largimit të Heidi Bacit
- Këto 3 shenja nuk do të jenë më beqare në Nëntor