Pre. Nën 22nd, 2024

“Stuhia Boris që përfshiu Evropën…”, meteorologia zbulon si do të jetë moti në fundjavë

Meteorologia e njohur nga “Meteoalb” Lajda Porja, thotë se përgjatë fundjavës kushtet atmosferike do të përmirësohen ndjeshëm, ndërsa reshjet do jenë prezente në disa rajone.

Sipas saj, temperaturat e ajrit do vijojnë të jenë të larta.

“Stuhia Boris që përfshiu Evropën qendrore dhe pjesë më të madhe të Italisë vijon ndikimin e saj dhe kjo do të bëjë që dita e sotme, por edhe fundjava të mbeten nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm në territorin shqiptar. Të shtunën dhe të dielën, përmirësohet ndjeshëm situata e reshjeve. Reshjet do jenë shumë më të pakta, kryesisht në zonat jugore dhe juglindore priten rrebeshe, pjesa tjetër e territorit do të ketë kthjellime dhe vranësia dhe vetëm momente me pika shiu. Dita e diel do ketë reshje të pakta dhe të izoluara”, tha Porja.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *