Mbrëmjen e sotme, në studion e Top Story ishte kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani, i cili nuk i mbajti dot lotët që në nisje të intervistës, kur foli për 44-vjeçarin që jeta iu ndërpre në mes papritur pas një arresti kardiak.
“E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do donte dhe ai që të isha këtu. Do doja të flisja për gjëra të tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flisnin njerëz që e donin dhe i donte. Gertin s’e quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kisha këshillues, ishte për ne si një mal, çdo problem të kishim e kishim Gertin si një mal, ta shikonim Gertin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të… boshllëku është i pakuptueshëm fare. Edlira mbante celularin në dorë, i thoja ma jep celularin ta mbaj unë, dhe më thoshte se ‘jo se mos më shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante. E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira”, tha ai, duke qarë me ngashërim.
Çepani rrëfeu se shpesh herë i ka thënë Gerti Bogdanit të hiqte dorë nga politika, ndërsa shtoi se pavarësisht se kishte zhgënjime, ai sërish nuk hoqi dorë.
“Mirësia e tij e la në hije në politikë, edhe ai e vuante këtë fakt. I thoja “mos u merr me politikë, ç’të duhet të merresh me hienat?”. Sot ishin të gjithë atje, të majtë e të djathtë. Kortezhi nuk mbarohej me njerëz. Edhe unë i thoja ‘mos u merr në politikë’. Gerti nuk ia doli në jetë, por ia doli ditën e vdekjes. Vetëm mirësia e Gertit i bashkoi ata njerëz. Ishte Gerti për të cilin shkuan njerëzit, sepse e duan. Jepte më shumë seç merrte. I thoja “Hajde Gert me mua, bë biznes. Mos u merr me ata”. Pavarësisht se kishte zhgënjime nga të gjithë sërish nuk hoqi dorë nga politika.”, tha Arbër Çepani me lot në sy.
- “Dëgjuam një zhurmë ekstreme”, Ilnisa tregon si e mësuan lajmin e “aksidentit” të Meritonit
- “Është e pabesë”, Ilnisa Agolli i përgjigjet vajzës së Julia Ilirjanit
- FOTO/ Kiara Tito publikon pamje të Lunës, shikoni sa është rritur
- Olsa Muhameti zbulon kush do ta prezantojë Big Brother VIP Kosova 3
- VIDEO/ Horoskopi i muajit Tetor për secilën shenjë, sipas Jorgo Pullës
- VIDEO/ Efi Dhedhes nis programin e ri: Më thoshin do mbetesh pa burrë