Mër. Sht 18th, 2024

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së Gert Bogdani, policia: Ja çfarë dyshohet

Është ndarë nga jeta në moshën 45-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

Sipas policisë, nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në reagimin e policisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *