Mar. Sht 24th, 2024

FOTO/ Ish-banorja e Big Brother rrëfen detaje nga ndarja me partnerin

Santiana Maloku, ish konkurrente e Big Brother VIP Kosova, së fundmi ka zbuluar detaje për ndarjen e saj nga i dashuri Lirimi.

Pas daljes nga spektakli i njohur, lidhja e saj me Lirimin kishte vazhduar deri më sot. Ajo ka rrëfyer se vendimi për ndarje ka ardhur nga vetë ajo dhe jo për ndonjë arsye të madhe.

“Po është e vërtetë, unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë. Hapin e kam marrë unë. Vetëm dua ta cek që nuk ka pasë diçka shumë të madhe që ka arritur deri te ndarja, nuk është që ka qenë një arsye, arsyeja ka qenë që unë nuk jam ndier mirë kur kam dalë nga Bigu, dhe kam vendosur të shkëputem pak, për një kohë të caktuar, ndoshta përgjithmonë, nuk e di”, u shpreh Santiana.

Ajo shtoi se Lirimi është një njëri shumë i veçantë dhe meriton dikë më të mirë se ajo.

“Lirimi është një person shumë i mirë edhe ndoshta e meriton dikë më të mirë se unë, nuk e di. Do t’i uroja shumë fat, edhe është një pjesë shumë e ndjeshme e imja që nuk kisha pasë shumë qejf ta diskutoj shumë se edhe ai nuk ka qejf, edhe pse të gjithë e dinë kush është tashmë.”

Ndër të tjera ish-banorja e Big Brother tha se e kishte uruar për ditëlindje ish-parterin por ai nuk ja ka kthyer mesazhin.

“Ia kam uruar ditëlindjen, nuk ma ka kthyer mesazhin. Ai e di shumë mirë çfarë personi jam unë, kam qenë një kohë të gjatë me të. E di edhe ai që nuk kam qenë mirë atëherë kur e kam marrë këtë vendim. Veç kisha dashur ai të jetë mirë, sepse e meriton të jetë personi më i lumtur në botë.”, është shprehur ajo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *