Meteorologia e njohur Lajda Porja ka folur lidhur me situatën e motit në vendin tonë.
Sipas saj edhe fundjava do ketë prezencën reshjesh, por e diela do t’i ketë më të pakta.
“Një fundjavë tipike vjeshte në këtë fundjavë. Reshjet kanë filluar që pas mesnatë dhe sot kanë përfshirë të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që dita e sotme të jetë me rrebeshe shiu gjatë gjithë ditës, herë pas here do shoqërohen me stuhi të forta ere, në fakt do kemi dhe rrezikshmëri përmbytje lokale, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe disa zona të ultësirës perëndimore.E shtuna dhe e diela me vranësira dhe reshje shiu, ku të shtunën kemi rrebeshe të herëpashershme, kurse e diela, edhe pse do t’i ketë prezente reshjet, do t`i ketë në sasi të pakta”, tha ajo.
- VIDEO/ Zbulohen detaje të tjera nga largimi i Heidit, ja çfarë do ndodhë të shtunën në “Goca dhe Gra”
- VIDEO/ “Heidi largohet nga Shqipëria”, “Goca dhe Gra” reagon pas lajmit
- VIDEO/ “Unë dhe Ti”, Luiz Ejlli publikon këngën e re
- Lëkundje të forta tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
- VIDEO/ ‘Heidi largohet nga Goca dhe Gra, ja kush do ta zëvendësojë dhe pse’
- “Mirë se u ktheve bisha”, Antonela Berisha i rikthehet jetës normale