Mar. Sht 10th, 2024

Tha se ndarja nga Heidi ishte skenar për famë, Romeo merr vendim drastik ndaj Ronaldo Sharkës

Gazetari Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up” shprehu dyshimet e tij se ndarja mes Romeos dhe Heidit mund të jetë një skenar i krijuar për të gjeneruar më shumë interes nga publiku.

“Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin”, tha Sharka, duke sugjeruar se marrëdhënia e tyre mund të mos jetë në fund, por thjesht një taktikë për të qëndruar në qendër të vëmendjes.

Deklarata e Sharkës duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga Romeo Veshaj, i cili reagoi në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke hequr Ronaldon nga lista e ndjekësve të tij në Instagram.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *