Klea Prenga, 24-vjeçarja e cila u dhunua brutalisht nga Antonela Berisha, dhe motra e kësaj të fundit, Marinela Berisha, reagoi mesditën e sotme lidhur me ngjarjen duke sqaruar dhe disa detaje për partnerin e saj i cili u bë “molla e sherrit” mes tre vajzave të lartpërmendura. Ajo ka rrëfyer se personi me të cilin kishte krijuar një lidhje ishte një burrë i divorcuar që kishte një fëmijë nga marrëdhënia e mëparshme. Ndër të tjera ajo u shpreh se nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishës.
Por nuk e ka lënë me kaq! Një tjetër reagim ka ardhur prej saj pak momente më herët. Siç duket pas reagimit të bërë mesditën e sotme, në imbox-in e Kleas kanë ardhur një sërë mesazhesh të cilat e kanë detyruar atë të reagoj sërish. Por këtë herë për çfarë?
Klea shprehet se lidhja e saj ka përfunduar që në muajin prill. Siç ajo pretendon, në llogaritë e saj po dërgohen mesazhe anonime e një sërë informacionesh të pavërteta, ku sipas saj pas tyre fshihen dy motrat Berisha, të cilat ajo i citon si “të pafytyra që fshihen pas krimit që kanë kryer.”
Për më tepër lexoni reagimin e plotë të paraqitur më poshtë:
- VIDEO/ “U ndalua nga policia për mashtrim”, reagon Rezart Veleshnja
- VIDEO/ Bloggerja e famshme ‘kopjon’ Luiz Ejlli, reagon këngëtari
- VIDEO/ Pas festës së Top Channel, Kiara Tito me vrap te Luiz Ejlli, ja çfarë publikon
- VIDEO/ Kiara Tito dhe Sara Hoxha festojnë bashkë suksesin e Top Channel
- London feston ditëlindjen, ja si e uron mami Sara
- FOTO/ Bora Zemani bën urimin e ëmbël për ditëlindjen e të birit: 10 vite dashuri e pastër…