Një ditë më parë, Roza Lati hodhi poshtë lajmet që kanë qarkulluar nëpër portale se do vijë me një emision me Rita Latin. Ajo i quajti tendencioze zërat se idetë e saj janë hedhur poshtë.
Ditën e sotme, teksa ishte e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Roza tha se iu duk diçka e ulët që ta sulmonin përmes nënës së saj. E pyetur nëse ka një projekt që do të sjellë së shpejti, Roza theksoi edhe njëherë se televizioni është shtëpia e saj, por edhe pse nuk dha detaje për projektin e saj, ajo tha se do të eksperiementojë me veten dhe do të bëjë gjëra që nuk i ka bërë më parë.
“Unë nuk do heq kurrë dorë së bëri televizion, së bëri show. Siç e kam thënë në Big Brother, unë kam lindur për t’i folur kameras. Si pas pushimeve jam në momentin që po sistemoj pak trurin tim. I kam mendimet pak të çrregullta. Gjëra të bukura do vijnë. Do bëj gjëra që s’i kam bërë më parë, do eksperimentoj pak me veten. Jam e kënaqur që publiku ka shumë kureshtje për mua, ka shumë dashuri. Televizioni është shtëpia ime,” -rrëfeu Roza.
- Ilnisa Agolli reagon pas lajmeve për aksidentin e Meritonit
- Video/ Gazetari tregon gjendjen e Meriton Mjekiqit pas lajmeve për aksidentin
- A morën pjesë në dasmën e Dafinës motrat dhe nëna? Ja çfarë zbulojnë mediat
- Këto tre shenja Horoskopi janë të rrethuara nga fati
- FOTO/ Fejohet këngëtarja e njohur, prezanton partnerin e saj
- Video/ Zbulohen të tjera pamje nga dasma e Dafina Zeqirit