Pre. Nën 15th, 2024

Artistët e huaj i vodhën këngën me Albanin, ja si reagon Miriam Cani

“Duam” është një prej projekteve më të suksesshme të dy këngëtarëve të mirënjohur shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.

E mesa duket dy artistë nga Gjorgjia, kanë përdorur melodinë e “Duamë” për të krijuar një projekt të tyre.

Lidhur me këtë ka reaguar Miriami.

“Këto ditë po na dërgojnë shumë njerëz një cover të këngës Duam nga dy artist nga Gjeorgjia, ndoshta sepse po qarkullon shumë në Shqipëri. Faleminderit për raportimin, por ka më shumë se 1 vit që ka dalë dhe ne jemi në dijeni që atëherë dhe pse nuk i njohim personalisht. Edhe pse do kishte qenë mirë të na kishin kërkuar leje për të drejtat e Cover-it, prapë se prapë ne u treguam dashamirës dhe nuk ua bllokuam këtë version”, shkruan Miriami në postimin e saj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *