Robert Berisha ka komentuar edhe një herë fjalët që ka dëgjuar se e ka marrë famën prej ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefit. Teksa ishte i ftuar në podcast-in “Dheze mikrofonin” me Bini Diez, artisti pranon se Nora e ka ndihmuar të promovohet në Shqipëri, por emri i tij nuk ishte i panjohur në Kosovë.
“Unë në ’92, ’93 kur kam dalë në skenë, kur kam dalë në xhirimet e vitit të ri ska pasur as Youtube, as rrjete sociale, asgjë. Jo po ti e ke famën prej Norës. Nora ka qenë 5 vjeçe kur kam dalë unë në skenë, ama që ma ka dhënë një të shtyrë, po, sidomos në Shqipëri”, tha Roberti.
Në këtë pikë, Roberti shtoi edhe emra të tjerë që njiheshin në Shqipëri si Gili, Edona Llalloshi, Adelina Ismaili e të tjerë që kanë punuar për të depërtuar në treg ndërkohë që të tjerë, pavarësisht talentit, nuk mundën.
Për përhapjen e famës së tij në tregun shqiptar, ai sërish ia atribuon meritat Norës.
“Mua për në Shqipëri më ka dhënë një të shtyrë aq të mirë, e falenderoj përjetësish”, tha ai.
- VIDEO/ E mbani mend “LEK”? Efi Dhedhes dhe Kiara Tito takohen sërish pas kaq shumë kohësh
- VIDEO/ Françeska Murati merr me vete djalin në emision
- VIDEO/ Thanë se nuk jeton dot vetëm në Tiranë, Heidi sfidon zërat, Romeo zbulon pse “po lotonte” në makinë
- Jonida Vokshi zemërthyer: Ma bërë shpirtin copë o ba!
- VIDEO/ Konkurrentja e “Përputhen” tregon historinë e jetës: Jam 19 vjeç, djali për mua është krenari
- VIDEO/ Super lajm! Heidi Baci rikthehet në Shqipëri, fotografohet nga Liqeni