Hën. Sht 9th, 2024

Gazetari nxjerr lajmin ekskluziv: Ja kur do martohet Egla Ceno

Gazetari Ronaldo Sharka, ka ndarë lajmin se fituesja e Big Brother VIP Albania 3 do të martohet në fund të këtij viti. Bëhet fjalë për aktoren Egla Ceno, e cila edhe brenda shtëpisë së BBV 3 ka folur shumë pak për personin që i ka rrëmbyer zemrën. Herë duke e mohuar e herë duke folur shumë pak për të, Ceno nuk e ka zbuluar kurrë identitetin e të dashurit të saj.

Gjatë kohës që aktroja ishte e izoluar në shtëpinë e emisionit televiziv, në rrjete qarkullluan lajme se ajo rezultonte e martuar në gjendjen civile por nuk vijuan më tej, duke lënë gjithçka një mister, të cilin e zbuloi ditën e sotme me anë të një story në Instagram, Ronaldo Sharka.

Ai ka shpëndarë një foto të aktores dhe ngjitur saj shkruan “Egla Ceno i jep fund beqarisë. Duket se pas fitores së BBV 3, aktores Egla Cenos i ka buzëqeshur fati edhe në jetën personale. Sipas informacioneve ekspluzive, aktorja do të martohet në fund të këtij viti me personin që i ka vjedhur zemrën, për të cilin herë pas here në fliste edhe në BBV”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *