Mar. Sht 17th, 2024

Foto/ Klea Prenga zbulon gjendjen e plagëve që mori nga Antonela dhe motra e saj

Klea Prenga, e cila u sulmua disa ditë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale foto që tregojnë përmirësimin e gjendjes së saj shëndetësore

Në këto imazhe, duket qartë se plagët e marra kanë filluar të shërohen, edhe pse shenjat e dhunës janë ende të dukshme.

Prenga është duke marrë trajtimin e nevojshëm për t’u rikuperuar plotësisht nga dëmtimet që pësoi gjatë sulmit. Përkrah fotove, Klea ka ndarë një mesazh frymëzues me ndjekësit e saj, duke cituar këtë frazë nga Bibla.

“Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses”, shkruan ajo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *