Enj. Sht 5th, 2024

“S’e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut”, Egla Ceno: Nuk më ka kontaktuar njeri!

Egla Ceno vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar pas përfundimit të Big Brother Vip 3 nga e cila ajo doli fituese.

Çdo postim i saj ngjall kuriozitet te ndjekësit ndërsa ajo ka vendosur sot t’u përgjigjet pyetjeve të tyre në një video live.

Ndër të tjera fituesja e formatit të famshëm ka bërë një deklaratë të papritur ku u shpreh se nuk e ka marrë ende çmimin e madh prej 100 mijë euro dhe se askush nuk e ka kontaktuar.

“Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Nuk e kam marrë akoma. Janë me pushime. Nuk më kanë kontaktuar, s’kam kontaktuar njeri“, është shprehur ajo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *