Sht. Nën 9th, 2024

Stuhi dhe breshër në juglindje të vendit, rrëzohen pemë nga era e fortë

Juglindja e vendit është përfshire mesditën e kësaj të diele nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe në vende te caktuara edhe me reshje breshëri.

Stuhia ka përfshirë Maliqin, ku përveç dëmeve në bujqësi, era e fortë ka shkulur edhe çati të objekteve buzë rrugës. Fatmirësisht nuk ka raportime për dëme në njerëz, ndërsa rrebeshe të tilla në zonën e juglindjes janë bërë më të shpeshta dhe me intensitet të lartë të reshjeve dhe erës.

Stuhia e shoqëruar me erë të fortë ka rrezuar disa pemë në aksin rrugor Pogradec – Maliq pranë fshatit Leshnicë. Për largimin e pemëve të rrëzuara nga rruga nacionale janë duke punuar punojës të shërbimit zjarrfikës ndërkohë që pemë të rrëzuara ka edhe në fshatin Tushemisht, pemë të cilat kanë shkaktuar radhë të gjata të automjeteve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *