Ish-abanorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” vazhdojnë që të tërheqin vëmendjen e publikut. Mjafton një postim në rrjetet sociale apo ndonje deklaratë nëpër intervista të ndryshme dhe menjëherë e gjithë vëmendja është tek ata.
Ish-finalisti, Julian Deda, ka publikuar një ditë më parë një fotografi në “Instagram”, e cila është pëlqyer dhe komentuar shumë nga ndjekësit e tij.
Në foton në fjalë, aktori i dashur për publikun shfaqet i veshur me një kostum veror ngjyrë jeshile. Ndërkohë krahas imazhit ai shkruan:
”Zbatht…!”, pasi nuk ka veshur këpucë.
Teksa komentet janë të shumta në këtë postim, vëmendjen e ka marrë ai i astrologes së njohur, Meri Shehu.
”Të duhej një zemër jeshile”, ka shkruar ish-banorja e BBV3, duke lënë edhe një emoji zemër jeshile. Nga ana tjetër, Juli ende nuk i ka kthyer përgjigje.
- FOTO/ Bora Zemani bën urimin e ëmbël për ditëlindjen e të birit: 10 vite dashuri e pastër…
- “Do të kem 3 fëmijë”, Dafina Zeqiri zbulon planet e së ardhmes
- Alketa Vejsiu tregon kritikat e vajzës për performancën e saj në ‘X Factor Albania’
- Ja reagimi i Hailey Bieber për fejesën e Selena Gomez
- “Afërdita në shenjën tuaj rrit sharmin tuaj”, Horoskopi i datës 13 Dhjetor
- Këta janë 2 banorët e parë të Big Brother VIP 4