Një numër i konsiderueshëm personazhesh publike kanë reaguar duke i dalë në mbrojtje reperit Rigels Rajku (Noizy), pasi u arrestua disa ditë më parë– shkak sherri në Kosovë.
Listës së gjatë i është bashkuar një tjetër emër i njohur, ai i këngëtares Tayna.
Në një postim në InstaStory, Tayna shprehet se, “Noizy përveç se është punëtor dhe një argëtues i mirë, është edhe një njeri shumë suportues që i shtyn të gjithë rreth tij drejt më të mirës”.
Më tej ajo shkruan: “Ndaloni me urrejtjen dhe pranoni suksesin e tjetrit. Ndaloni vnerit, mos provokoni situata e kaos dhe duajeni veten në rradhë të parë tani edhe tjert se bota ka shumë probleme tjera tashmë”.