Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan para pak ditësh në Shëngjin për rastin e dhunës në Pejë.
Ata pritet të ekstradohen në Kosovë, teksa këtë kohë ka nisur një fushatë për mbështetjen e tyre nga miqtë dhe bashkëpunëtorët.
Një reagim së fundmi e ka bërë edhe modelja Oriola Marashi, e cila kërkon që ata të lirohen.
Ajo thotë se se duhet të reagojmë në situata të tilla, kundrejt këtyre fenomeneve.
“Jetojmë në disa kohëra që jemi të pafuqishëm kundrejt padrejtësive, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë që ne mos ta ‘bërtasim’ apo të mos protestojmë kundrejt këtyre fenomeneve që janë për të ardhur keq”, u shpreh ajo.
“Të lirohen djemtë e mi”, shtoi Oriola.
Në lidhje me ngjarjen, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin Stresi.
- VIDEO/ I ulur në karrige duke lexuar, Luiz Ejlli ndan pamjet e veçanta me fansat
- VIDEO/ Heidi Baci reagon e revoltuar: Fytyra e një sistemi të dështuar
- “Ku po i rrisim fëmijët?”, Arbana Osmani reagon për ngjarjen tragjike në Tiranë: Jam e shokuar…
- VIDEO/ I fshiu fotot nga Instagram-i, Ilnisa: Ja çfarë po ndodh mes meje dhe Meritonit
- Jonida Maliqi i përgjigjet ish-bashkëshortit: Çfarë kam toleruar më parë…