Dhuna brutale ndaj të resë, Klea Prenga, është kthyer në temë diskutimi kudo nëpër media dhe rrjete sociale. Ajo u masakrua me një gotë qelqi në fytyrë, teksa ka qenë vetë ajo që ka ndarë pamje të rënda në rrjet të cilat tregojnë gjendjen e saj “të frikshme” pas sulmit.
Siç dhe e lartëpërmendëm, kanë qenë të shumtë personazhë publikë dhe jo vetëm që e kanë kthyer këtë rast në temë diskutimi për të treguar degradimin e rëndë të shoqërisë shqiptare, që për fat të keq, rasti i Klea Prengas nuk është as i pari dhe as i fundit!
Marrë shkas nga kjo dhe opinionistja Neda Balluku ka ndarë mendimin e saj lidhur me ngjarjen, por ato fjalë i kanë lindur në një tjetër mënyrë. Lexojeni:
“Letër gruas që do të dashurohet me burrin tim.
Nëse një ditë do të dashurohesh me burrin tim, pa e kerkuar, pa e synuar, por në mënyren më klasike të dashurisë, që thjesht të ndodh, atëherë dije se do të të kuptoj. Edhe unë për gjithçka që pe tek ai, u dashurova me të vite më parë.
Nëse një ditë do të dashurohesh me burrin tim dhe brenda teje do të lindë xhelozia dhe ndjenja e padrejtësisë, se përse me njohu mua para teje, atëherë do të të kuptoj, sepse ta dish, edhe unë ndihem njesoj se përse të njohu ty pasi më njohu, deshi, e jetoi mua.
Nëse një ditë do të dashurohesh me burrin tim dhe do të qash çdo ditë për tragjedinë e madhe të jetës tënde, atë të të dashuruarit një burrë të martuar, atëhere ndalo veç pak e mendo; a mos është tragjedia ime më e madhe se e jotja?
Nëse një ditë burri im do të dashurohet pas teje, për inatin tim e për dashurinë tonë që me vite mori forma të ndryshme, ta dish që je moment. Je stimuli që i duhet një zemre për t’i dhënë pak impuls një organizmi që funksionon shpesh i lodhur. Por ta dish, nuk do të jesh kurrë organizmi i tij.
Ti që do të dashurohesh një ditë me burrin tim, dije që sot, ta them si gruaja gruas, që kurrë nuk do të jetë vërtet i yti sepse një burrë me gjak shqiptari mund të jetojë një mijë jetë në hipokrizi, se sa një të vetme të vërtetë.
Kjo do të jetë tragjedia jote e vërtetë. Ndaj si gruaja gruas të them; Meriton më shumë se burrin tim, tonin, e të tjerave. Sepse në momentin që mendon se e ke, vërtetë ja heq gruas së tij por nuk e bën tëndin kurrë. E lë ashtu. Të vetëm. As me gruan as me ty.
Nëse një ditë burri im do të dashurohet me ty, thjesht sepse dashuria ndodh, jo për inat, as për stimul dhe vendos të jetojë në mënyrë të vërtetë jetën e vetme që ka, atehere qofshit më të lumturit në këtë botë!
Unë nuk do të jem kurrë pengesë ndaj lumturisë së burrit tim. As tendit.”
- VIDEO/ I ulur në karrige duke lexuar, Luiz Ejlli ndan pamjet e veçanta me fansat
- VIDEO/ Heidi Baci reagon e revoltuar: Fytyra e një sistemi të dështuar
- “Ku po i rrisim fëmijët?”, Arbana Osmani reagon për ngjarjen tragjike në Tiranë: Jam e shokuar…
- VIDEO/ I fshiu fotot nga Instagram-i, Ilnisa: Ja çfarë po ndodh mes meje dhe Meritonit
- Jonida Maliqi i përgjigjet ish-bashkëshortit: Çfarë kam toleruar më parë…