Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati e ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ka treguar një rast kur ka dhunuar një person.
Ajo ka treguar një incident me një djalë i cili e ka shtyrë sepse ishte i dehur dhe ajo është kthyer dhe e ka rrahur.
Pjesë nga intervista:
Ronela Hajati: Nuk jam impulsive, jam njeri që i dua gjerat drejt e drejt, nuk më pëlqen kur më provokojnë shumë, por mundohem të jem sa më e arsyeshme. Por nëse rastis që të bëhem me nerva që është një gjë shumë e rrallë, i kam nervat të llahtarshme, por më ndodh shumë rrallë.
Eni Shehu: A ke rrahur ndonjë njeri?
Ronela Hajati: Jo kurrë, asnjëherë. Kam rrahur një çun në nerva e sipër, e kam bërë të vdekur.
Eni Shehu: Çfarë bëri ai?
Ronela Hajati: Na shtyu, ishim në një vend, më shtyu më bëri copë.
Eni Shehu: Po si me çfarë guximi?
Ronela Hajati: Po kishte pirë, kushedi, na shtyu në ishim shumë njerëz, u vramë, unë isha veshur si zonjë, u ktheva dhe e harrova zonjëllikun.
- VIDEO/ “Është më afër seç e mendoni”, moderatorja e “Wake Up” flet për të dashurin: I përket televizionit
- Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit
- Lidhja e re e Ledrit, Sara merr vendimin e papritur
- VIDEO/ Armina Mevlani tregon planet për fëmijë dhe flet për gjininë
- FOTO/ Ndahet nga jeta babai i këngëtares së njohur shqiptare
- Armina Mevlani flet për Sali Berishën: Kemi patur kontakt, por gjëja më e rëndësishme është…
- VIDEO/ Luizi ndan pamjet me Lunën e bukur