Sht. Gus 24th, 2024

Prej dy ditësh reperi Noizy u shpall në kërkim pas sherrit brutal të ndodhur disa netë më parë në Pejë.

Së bashku me të u shpall në kërkim dhe Dj Crax, po ashtu dhe ditën e djeshme Policia e Kosovës shpalli në kërkim dhe Stresin, të tre personat e lartpërmendur dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë konflikt.

Sakaq, është bërë e mundur arrestimi i Noizyt. Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.

Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionaila e Tiranës.

Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *