Pre. Nën 22nd, 2024

Erion Isai reagon për lajmet e ndarjes nga bashkëshortja: Ç’rëndësi ka cila femër është në krahun tim?

Në portale kanë qarkulluar prej kohësh lajmet se kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai është ndarë nga bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela.

“Kur dikush goditet në familje, në preferenca personale, kur bëhet pis të jep neveri. Unë gjykohem për punën që bëj, jo për jetën time. Se kam familje, nuk kam familje, se jam kështu e ashtu, se bëj këtë e atë, në një gjë që ligji nuk është i shkelshëm kam vendosur që të mos më helmojë. Nuk mendoj se ka ndonjë lloj kurioziteti për njerëzit se cila femër është në krahun tënd dhe krahun tim, a ka rëndësi? E shoqja e kryebashkiakut nuk është institucion në Shqipëri”, u shpreh ai në një intervistë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *