Hën. Sht 30th, 2024

“Vetëm jam lënduar në këtë lidhje”, Kaderi njofton ndarjen nga Lumbardhi

Dy personazhet e njohura të Big Brother Vip Kosova, Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë qenë një nga çiftet më simpatikë dhe të komentuar të showbizit, deri më sot kur ish-banorja njoftoi papritmas se romanca e tyre ka marrë fund.

Kicaj ka postuar fillimisht një Instastory ku zbulon se shkak është bërë tradhëtia nga ana e Lumbardhit, veprim i cili e ka lënduar dhe zhgënjyer shumë. Por siç shprehet, për të ruajtur dinjitetin ajo nuk mund ta falte më dhe vendosi t’i jepte fund kësaj romance të shumëpërfolur.

Mirëpo pak pasi e postoi këtë shkrim në Instastory ajo e ka fshirë. Më vonë Kicaj ka postuar një shkrim tjetër ku shprehet se ka luftuar për të mbajtur lidhjen e tyre por nuk ka funksionuar dhe për këtë arsye ka kërkuar të ndahet.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *