Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike edhe këtë javë, ndërsa pritet një tjetër valë të të nxehtit. Kjo situatë vjen përsëri si pasojë e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane.
Megjithatë ndryshe nga sa kaluam në javët e para të Korrikut kjo valë e të nxehtit vjen më e “zbutur” dhe zgjatë vetëm pak ditë me temperatura relativisht të larta.
Në këtë mënyrë vetëm për ditën e sotme dhe atë të Martë (duke mos përjashtuar këtu ditën e Premte) pritet që temperaturat në vlerat e mesditës të kapin vlera 39-40 gradë celcius, ndërsa më pas për ditët e tjera temperaturat mbeten në vlera të larta por janë vlera që përfshihen në mesataren klimatike mujore për vendin tonë.
Nga sa kuptohet dhe më lartë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për të gjitha ditët dhe orë të plota me diell.
Për të gjithë pushuesit pranë bregdetit (dhe jo vetëm) problematike për ditën e Hënë dhe atë të Martë do të jetë era e cila do të fryjë relativisht intensive (dhe lokalisht intensive) me drejtim nga kudrati i veriut dhe shpejtësi mesatare deri në 8-10 m/s. Megjithatë, nga dita e Mërkurë dhe më pas intesiteti i erës bie me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesor përsëri nga kuadrati i veriut.
- VIDEO/ Luiz Ejlli surprizon vogëlushen Luna Mari, ja ku e ka çuar
- VIDEO/ Shihni ç’ka humbur Romeo, Heidi Baci shkëlqen në fotoalbumin e ri: Të gjesh të bukurën në kaos
- FOTO/ Sheshi në Tiranë merr emrin e tij, Landi dhe vajza e Dr. Florit ndajnë pamjet
- VIDEO/ Heidi Baci: Këtu më trajtojnë si princeshë, nuk mërzitem fare
- Olsa Muhameti reagon pas largimit të Atilla Kardesh nga BBVK 3
- FOTO/ Çiljeta Xhilaga bëhet nostalgjike, ja si dukej kur ishte 10 vjeç