Dashi
Dita nuk është e mirë për sektorin financiar me lidhjen e Hënës dhe Uranit. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në menaxhimin e financave, nga njëra anë do të kenj me shumicë, nga ana tjetër do të ketë shpenzime që nuk llogariten dot dhe do të dilni jashtë buxhetit. Me lidhjen jo të mirë të Hënës me Venusin do të jeni dashamirës dhe bujarë dhe nëse jeni të përkushtuar, partneri juaj do të dojë që ta llastoni dhe ndoshta do të bëjë kërkesa të tepruara. Lidhje e Hënës me Neptunin ju bën mjaft intuitivë, të dhembshur, të ndjeshëm me një tendencë për të ofruar bujarisht dashuri dhe mbështetje për njerëzit që kanë nevojë për ju.
Demi
Edhe nëse përkohësisht, sot miqësitë tuaja do të tronditen me Hënën në Dem në lidhje me Uranin. Megjithatë, ka mundësi që të bini në konflikt me dikë nga mjedisi juaj miqësor, ndaj bëni kujdes. Jeni në humor të mirë për të kaluar kohë me miqtë tuaj, megjithatë disa sjellje do t’ju irritojnë dhe nuk do të ruani gjakftohtësinë. Shumë nga planet tuaja do të përmbysen dhe ka mundësi që të keni konflikte të brendshme për çështjet shoqërore pasi Hëna do të formojë një lidhje jo të mirë me Venusin në Luan. Me Neptunin në lidhje me Hënën do të keni një humor dashuror dhe romantik për dikë që e konsideroni dashurinë tuaji të paarritshme dhe sot e lini të shfaqet në mënyrë indirekte dhe romantike.
Binjakët
Do të keni ndjenja të çuditshme dhe të përziera me Hënën në Dem në lidhje me Uranin. Do t’ju sjellë konflikte të brendshme, ndjenja impulsive dhe një ngarkesë të përgjithshme emocionale, me rezultat që nëse jeni nën presion, ngjarjet që i keni mbajtur të fshehta do të dalin fuqishëm në sipërfaqe. Lidhja e Hënës me Venusin ju ndan, nuk jeni të sigurt nëse dëshironi të dilni apo të qëndroni të izoluar, edhe pse humori juaj do të jetë përmirësuar në ato momente. Nga njëra anë, do të jeni në humor për shoqëri dhe nga ana tjetër për vetminë, ndërsa lidhja e Hënës me Neptunin do të sjellë vetëmohim, ndjeshmëri dhe nevojën për t’iu drejtuar fantazive që do t’ju lejojnë të pushoni mendërisht.
Gaforrja
Me Hënën në shenjën e Demit, në lidhje me Uranin, ju ndiheni të shtypur. Në përgjithësi, do t’ju sjellë humor të keq, nerva, reagime dhe sjellje të turbullta. Do bëheni ekstremë në kërkesat tuaja dhe do tensionoheni sa herë që nuk arrini atë që dëshironi. Kini kujdes sepse në ato orë mund të shpërthejë një sherr me partnerët apo me të dashurin tuaj. Me lidjen e keqe të Hënës drejt Venusit dhe në një lidhje me Neptunin, pas disa luhatjeve psikologjike dhe paqëndrueshmërisë në sjelljen tuaj, ju gjeni disponimin tuaj të ëmbël dhe romantik. Ju i kuptoni lehtësisht qëllimet dhe disponimin e partnerit tuaj dhe kjo ju ndihmon të relaksoheni dhe të nxirrni butësi.
Luan
Dita e sotme parashikohet të jetë e vështirë, me shumë përmbysje dhe ngjarje intensive që do t’ju testojnë nervat dhe durimin. Me lidhjen e Hënës dhe Uranit ka shumë mundësi që të vini në konfrontime intensive me kolegët, madje edhe me shefin tuaj dhe e gjithë kjo do të marrë një kthesë të çuditshme, nëse nuk kontrolloni sjelljen tuaj. Me lidhjen jo të mirë të Hënës me Venusin në shenjën tuaj, shoqërueshmëria juaj do të rritet, por është mirë të shmangni teprimet, ndërsa me Hënën në lidhje me Neptunin do të keni intuitë dhe instinkte të mira për të përballuar çdo gjë që ju del. Në një event social do të shfaqni ndjenja shumë të mira, por bëni kujdes të mos e ngatërroni realitetin me fantazitë tuaja.
Virgjëresha
Me lidhjen e Hënës dhe Uranit do t’ju duhet të ikni nga përditshmëria dhe detyrimet tuaja, ndërsa në asnjë rrethanë nuk do të dëshironi të merreni me punë rutinë. Përkundrazi, do të jeni në humor të fortë për aventura dhe për gjëra jo të zakonshme. Do të keni ide revolucionare dhe vështirë se do të arrini të merreni vesh me të tjerët. Me lidhjen e vështirë të Hënës drejt Venusit dhe lidhjen e saj me Neptunin, nëse jeni beqar në këtë kohë, ndjeni nevojën për të gjetur gjysmën tjetër, duke rezultuar në idealizimin e dikujt që nuk i plotëson shijet apo standardet tuaja.m, por ju shkakton tërheqje dhe dëshirë të madhe.
Peshorja
Me Hënën në lidhje me Uranin ka të ngjarë që do të dëshironi të hiqni qafe emocionet negative, tabutë, paragjykimet dhe borxhet që keni në kokë. Çfarëdo që ndjeni se ju kufizon, dëshironi të rrezatoni dhe mund të bëheni të guximshëm dhe të rrezikuar. Prirje të ngjashme do të keni edhe në fushën seksuale. Do të keni një prirje për eksperimente të çuditshme dhe do të tërhiqeni nga marrëdhëniet me njerëz të çuditshëm. Me lidhje e Hënës drejt Venusit një person miqësor do të përpiqet t’ju “bëjë qefin” për t’ju gëzuar. Lidhna e Hënës me Neptunin do t’ju bëjë mjaft të ndjeshëm dhe të hapur ndaj ndikimeve të jashtme, ndoshta edhe të nënshtruar nëse keni çështje praktike rutinë për të zgjidhur.
Akrepi
Lidhja e Hënës me Uranin do të sjellë surpriza në marrëdhënien tuaj me të dashurin tuaj. Ju mund të dëshironi të bëni gjëra krejtësisht të ndryshme për të shpëtuar nga përditshmëria juaj ose, ai/ajo mund t’ju kërkojë më shumë liri dhe kohë për veten dhe kjo do të shkojë në kundërshtim me mentalitetin tuaj konservator. Është mirë të ruani gjakftohtësinë që situata të mos ju dalë jashtë kontrollit. Me lidhjen e Hënës në Dem me Venusin në Luan do të lindin njohje të reja, ndërsa në fushën profesionale do të ketë disa momente pakujdesie deri në dembelizëm. Me lidhjen e Hënës ndaj Neptunit do të kuptoni lehtësisht qëllimet e të tjerëve, megjithatë, një njohje/flirtim i ri romantik, mund ta idealizoni.
Shigjetari
Përgatituni psikologjikisht për një ditë me shumë nerva dhe lodhje me lidhjen e Hënës dhe Uranit, do reagoni fort ndaj çështjeve të natyrës praktike, do jeni mjaft nervozë në fushën tuaj profesionale, do dëshironi ndryshime të mjaftueshme në orar për të shpëtuar nga gjërat e zakonshme dhe të parëndësishme të përditshmërisë suaj. Lidhja e Hënës me Venusin nxjerr në pah nevojën tuaj për të hequr dorë nga të gjitha dhe për t’u larguar nga të gjithë dhe problemet e tyre. Me Hënën duke formuar një lidhje me Neptunin, mënyra ideale për të kaluar mbrëmjen tuaj do të jetë të shprehni ndjenjat tuaja të mira, duke u dhënë butësi të dashurve dhe fytyrave tuaja të njohura.
Bricjapi
Me lidhjen e Hënës dhe Uranit romanca juaj do të dalë në pah. Dita karakterizohet nga ngjarje të paparashikueshme dhe sado që skenari është se një lidhje do të prishet, po aq ka gjasa që të shfaqet një e re që ju “rrënon” që në shikim të parë. Do të keni një dëshirë të shtuar për dashuri dhe nëse shpresojmë se i dashuri juaj nuk i ndan dëshirat tuaja, do të shpërtheni fort, në mënyrë posesive dhe nuk keni ndërmend ta lini atë dhe të ngriheni për t’u larguar. Me lidhjen e Hënës drejt Venusit do të jeni mjaft bujarë dhe gallatë, kini kujdes që të mos i shpërdoroni paratë pa nevojë. Me lidhjen Hënë/Neptun do të keni humor romantik dhe prirje për të idealizuar një njohje të re.
Ujori
Me nervat që keni sot, asgjë nuk do të qëndrojë me Hënën në lidhje me Uranin. Natyra juaj e njohur reaktive do të bëjë të ndihet prezenca e saj dhe çdo gjë klasike dhe e zakonshme në familje do t’ju shkaktojë konflikte emocionale dhe shpërthime me rezultat që atmosfera në shtëpi të elektrizohet duke shpërthyer me gjënë më të vogël. Do të jeni të argumentuar dhe me sjelljen tuaj do të nxisni reagimet e familjarëve, të cilët do të veprojnë edhe në mënyrë impulsive. Me lidhjen e Hënës me Venusi do të jeni të këndshëm në kontaktet tuaja romantike dhe do të lindin njohje të reja, ndërsa me Hënën në lidhje me Neptunin do të keni një ditë romantike dhe erotike.
Peshqit
Me lidhjen e Hënës dhe Uranit do të provokoni reagime në rrethin tuaj shoqëror me idetë tuaja ekscentrike dhe radikale. Ka shumë mundësi që papritmas të debatoni me vëllezërit e motrat dhe të afërmit dhe të nxirrni në sipërfaqe sekrete nga vite të ndrydhura, ndërkohë që duhet të keni kujdes në drejtimin e automjeteve dhe në lëvizje. Me lidhjen e Hënës në Dem me Venusin në Luan do të keni prirje për të qenë dembelë, të shkujdesur dhe do të kaloni mirë, ndërkohë që ka mundësi që në vendin tuaj të punës të keni disa ankesa. Me lidhjen e Hënës me Neptunin do të afroheni më shumë me natyrën tuaj ëndërrimtare dhe të butë, do të jeni të hapur ndaj stimujve të jashtëm të mjedisit tuaj dhe do të keni një imagjinatë pjellore dhe të pasur.
- VIDEO/ I ulur në karrige duke lexuar, Luiz Ejlli ndan pamjet e veçanta me fansat
- VIDEO/ Heidi Baci reagon e revoltuar: Fytyra e një sistemi të dështuar
- “Ku po i rrisim fëmijët?”, Arbana Osmani reagon për ngjarjen tragjike në Tiranë: Jam e shokuar…
- VIDEO/ I fshiu fotot nga Instagram-i, Ilnisa: Ja çfarë po ndodh mes meje dhe Meritonit
- Jonida Maliqi i përgjigjet ish-bashkëshortit: Çfarë kam toleruar më parë…
- FOTO/ Jonida Maliqi e paditi, ish-bashkëshorti publikon faturat