Indeksi i Pasaportave “Henley” ka zbuluar se cila është pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2024.
Ajo e Singaporit, është pasaporta e cila u mundëson qytetarëve të vetë të udhëtojnë pa viza në 195 destinacione të botës. Pas Singaporit, pasaportat më me ndikim në botë, sa i përket lirisë së udhëtimit, janë ajo e Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës. Të gjitha këto renditen në vendin e dytë duke mundësuar udhëtim pa viza në 192 destinacione.
Në vend të tretë renditen Koreja e Jugut, Suedia, Finlanda, Austria, Irlanda, Luksemburgu dhe Holanda që mundësojnë udhëtimin në 191 shtet pa viza. Në vend të katërt vijnë pasaportat e Britanisë, Zelandës së Re, Norvegjisë, Belgjikës, Danimarkës e Zvicrës me 190 destinacione.
Australia dhe Portugalia ndajnë vendin e pestë me 189 destinacione. Në vend të gjashtë janë Greqia dhe Polonia me 188 destinacione.
SHBA ka rënë në vendin e tetë me 186 destinacione.
- Agron Llakaj bën urimin prekës në 80-vjetorin e nënës së tij: Ke lindur në ditën e bekuar të…
- VIDEO/ Poem feston ditëlindjen, Ledri Vula emocionon me dedikimin: Rrahjet e zemrës tem me tuat n’sinkron
- Të mirat dhe të këqijat e Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapit
- “Sot do të merrni një surprizë të bukur”, Horoskopi i datës 14 Dhjetor
- VIDEO/ “U ndalua nga policia për mashtrim”, reagon Rezart Veleshnja
- VIDEO/ Bloggerja e famshme ‘kopjon’ Luiz Ejlli, reagon këngëtari