Aktori Agron Llakaj ka ndarë me ndjekësit një foto të bashkëshortes së ndjerë, duke shprehur mallin që i ka pushtuar zemrën prej dy muajsh, nga ikja e bashkëshortes së tij, Kostandina.
Në një postim në Instagram, Llakaj shprehet se edhe pse ditët kalojnë, malli për të bëhet akoma dhe më i fortë.
Postimi i plotë i Agron Llakajt:
“Sot 2 muaj pa Ty!
Kalojne ditet dhe serish mbetem i pushtuar nga mungesa jote Kostandina…
dhe jeten e shikoj krejt ndryshe.
sa i pakuptimt ky fati yne?!
shtyj nje dite, nje jave…,sot 2 muaj…,ushqej mendimin se do me kthehesh serish dhe sdi…,eci rruges dhe me duket se perpara do me shfaqesh Ti, ke qene ne pune, ne banke a diku..
eci nga liqeni dhe hapat qe vijne mbrapa nga kushdo me ngjajne me ritmin e hapave te tua…,sa here instiktivisht kthej koken…,ul ritmin te te pres.., dhe serish vetem.
Ulem te vendi yne ne kafene dhe porosis gjithmone dy, dy gjysma kafe dhe nje shishe uje…
Ne shtepi cdo levizje e hapje e mbyllje dere…,me rrenqeth te gjithin..,mos po vjen ti?!-
” Te kam sjelle dy bluza, provoi cila te rri me mire?!”
Me mungon e qeshura jote…,malli me shqyen per zerin tend ne telefon-” he mo Agron?!
” Pusho pak,mos rri pa ngrene…,te te pres apo vonon?!”
E ditet shtyjne njera tjetren e hena me diellin vazhdojne nderrojne vendet…,une jo…,te pres Ty.
E si Hachiko jam shnderruar ne pritje,ne pritje deri ne amshim..,nuk kam nje vend ku Ty te te pres,
ne cdo vend me mungon Ti”, ka shkruar Agron Llakaj.
- VIDEO/ Ku do t’i kalojnë festat e fundvitit? Ja si përgjigjen Heidi dhe Bora
- VIDEO/ “Jam te vjehrra e tretë”, Rudina Dembacaj: Nuk është mamaja e Markut ajo që kam dashur më shumë
- VIDEO/ Luiz Ejlli surprizon vogëlushen Luna Mari
- “Ka personazhe që nuk meritojnë asnjë sekondë transmetim”, Aulona Musta: Të gjithë ata që dalin…
- Katër shenjat më me fat të muajit Tetor
- Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Jeta është e çuditshme…