Bebe Rexha është një nga artistët e ftuar specialë për të performuar në skenën e “Sunny Hill Festival” të këtij viti.
Ajo mbërriti e emocionuar mesditën e kësaj të marte në Kosovë.
“Kam disa surpriza për të cilat jam shumë e emocionuar. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time”, tha ajo për “Telegrafin”, duke shtuar se do të sjellë diçka unike për audiencën kosovare.
Vizita e Bebe Rexhës në Kosovë nuk përfundon me performancën e saj. Ajo planifikon të shkojë në qytetin e saj të origjinës, Dibër, për të marrë pjesë në një ceremoni familjare, duke shprehur dëshirën e saj për të kaluar kohë me familjen dhe për të njohur më mirë rrënjët e saj.
“Kushëriri im do të ketë një syneti. Kështu që unë do të shkoj në syneti, mendoj, për dy, tre ditë”, tha ajo duke buzëqeshur.
- VIDEO/ Heidi Baci te rikthehet në Shqipëri? Këto pamje po bëjnë lëmsh rrjetin
- Noizyt i ndalohet të udhëtojë drejt SHBA-ve, zbulohet arsyeja
- “E shoh babain në ëndërr”, Rozana Radi: Historia fillon me një…
- Gloria Meshi flet për vjehrrën e saj, Valbona Selimllarin: Mendoj që pikën më të madhe e ka…
- “Bëj një film me Heidin dhe Romeon”, gazetarja e njohur: Sa të mbaroj për Beatrix, Bora dhe Donald…
- Ja si do jetë moti ditët e fundit të Tetorit