Die. Sht 22nd, 2024

Gazetarja zbulon arsyen pse Bleona Qerreti u paraqit sot në Gjykatën Penale të Tiranës

Këngëtarja Bleona Qerreti u paraqit këtë të hënë në Gjykatën Penale të Tiranës, për të pushuar një kallëzim.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se bëhet fjalë për një kallëzim të bërë prej saj ndaj një arkitekteje, për të cilën ka kërkuar hetime pas konflikteve për çështje pagesash.

Nga hetimet nuk është konstatuar vepër penale dhe çështja është dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës në Gjykatë, për t’u pushuar.

Bleona nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale, por pamjet e saj u bënë virale në rrjet. Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje nga kjo ngjarje.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *