Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në koncertin e saj në një nga lokalet e natës, u ndal pak çaste për të ndarë me fansat një moment personal.
Artistja u shpreh se ka kaluar edhe periudha të vështirë në jetë dhe me këtë deklaratë, falënderoi psikologen e saj, që ishte e pranishme në koncert, Adelina Pjetrën.
Veçanërisht, Xhensila u ndal te periudha e shtatzënisë.
“Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah. Adelina të falënderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”, tha këngëtarja.
E emocionuar nga kjo deklaratë e papritur, psikoterapistja Adelina Pjetra publikoi videon në rrjetet sociale.
“Faleminderit Xhensila Myrtezaj, ishte një surprizë e bukur, nuk e prisja”, shkruan ajo krahas videos.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi