Regjisorja Arnita Beqiraj ka qenë e ftuar një ditë më parë në “Ftesë në 5” ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale.
Ajo ka treguar se nuk e ka njohur babanë e saj kurrë pasi ndërroi jetë në moshë shumë të re, por ka pasur një fëmijëri të lumtur nga dashuria që i ka ofruar e ëma dhe familjarët e tjerë.
Bieta Sulo: Në një lloj forme kanë dashur të kompesojnë dashurinë e munguar të babait?
Arnita Beqiraj: Absolutisht po, por besoj se ka qenë e dyanshme sepse ndoshta nëpërmjet meje merrnin edhe një lloj dashurie që dhe atyre u mungonte sepse ti rrjedhimisht e atashon fëmijën që vjen në jetë me personin që nuk është me. Thonë që unë jam shumë e ngjashme fizikisht me tim at, gati, gati si sozi. Unë nuk e kam vuajtur kurrë mungesën e të paturit, ka qenë një kuriozitet, por nuk e kam vuajtur sepse jam rritur me një dashuri të tillë, që kur shoh situata kur mungon jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në punë, për mua fëmijëria është praktikisht ajo që jemi gjatë gjithë jetës sonë. Është e pamundur që nëse nuk ke qenë një fëmijë i lumtur, të kesh balanca të mira në jetën tënde më vonë.
Arnita tregoi se babai i saj ka ndërruar jetë kur nëna e saj ishte shumë e re.
- “Do të këndojë sërish për publikun shqiptar”, Elton Ilirjani takon Parashqevi Simakun
- VIDEO/ Armaldo Kllogjeri reagon pas shkarkimit të drejtoreshës së Teatrit të Operas dhe Baletit: Karma nuk harron
- VIDEO/ Kiara Tito surprizohet nga mamaja në “Portokalli”
- Këngëtarja bën deklaratën e fortë: Butrint Imeri është i mbivlerësuar
- VIDEO/ Luiz Ejlli zbulon dhuratën më me vlerë nga babai i tij: Kishte besim tek unë…
- Këto janë shenjat më me fat të javës