Mër. Gus 28th, 2024

Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, ka bërë deklarata të qarta në lidhje me spekulimet për pjesëmarrjen e tij në edicionin e 4 të Big Brother VIP.

Në një intervistë të fundit, Ukcenaj ka thënë se nuk ka qëllim të jetë pjesë e këtij formati, pasi planifikon të rikthehet në programin “Portokalli” në tetor.Ai gjithashtu ka theksuar se nuk është në natyrën e tij të eksperimentojë me këtë lloj formati dhe se për të është shumë e vështirë të largohet nga familja e tij për një periudhë të gjatë.

“Portokallia do të fillojë sezonin e ri në tetor dhe do të ketë ndryshime, për momentin kaq mund të them. Nuk do të futem në Big Brother VIP dhe çdo lajm që qarkullon për mua është ‘fake’. Mesa e njoh veten time, nuk mendoj të eksperimentojë në këtë formë. Madje, nuk rri dot dhe larg familjes, prandaj nuk do futem”, tha aktori.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *