DEMI
Demi është një person i qëndrueshëm që i pëlqen të jetë në një lidhje dhe është i besueshëm. Mund t’ju ofrojë paqe, siguri, por në të njëjtën kohë t’ju japë pasionin dhe romancën që kërkoni. Është një zgjedhje shumë e mirë për një lidhje nëse ju intereson kohëzgjatja. Do t’ju bëjë të harroni gjërat e këqija që keni përjetuar në të kaluarën.
LUANI
Leo është një burrë në zemër. Ai do t’ju japë romancë, dashuri, por edhe siguri, përderisa nuk i pëlqejnë ndryshimet dhe ulje-ngritjet e papritura. Ai është një lider i lindur dhe di si t’ju joshë gjithashtu dhe t’ju japë një marrëdhënie të lumtur, të bazuar në themele të forta. Do t’ju bëjë të ndiheni si një mbretëreshë në krah të një mbreti dhe të besoni se përrallat më në fund mund të realizohen.
PESHORJA
Burri sinonim i marrëdhënies, ku dashuria dhe qetësia luajnë një rol vendimtar në jetën e tij. Ju do të jeni prioriteti i tij pa marrë parasysh çfarë. Ai do t’ju vendosë mbi të gjithë dhe mbi gjithçka, sepse të jeni bashkë është gjëja më e rëndësishme. I lindur për të qenë çift dhe asnjëherë vetëm, ai mund të bëjë sa më shumë lëshime të nevojshme për t’ju mbajtur mirë dhe të lumtur.
UJORI
Ujori është në një klasë më vete. Ai është personi që nëse e gjeni dhe përputheni, do t’ju ndihmojë ta shihni jetën ndryshe. Do t’ju mësojë se duhet të shikoni vetëm përpara dhe të shihni të ardhmen me optimizëm. Gjithashtu do t’ju ndihmojë të mbyllni plagët e së shkuarës dhe të “shëroni” nga dashuritë dhe marrëdhëniet e gabuara që ju shkaktuan shumë dhimbje sepse do t’ju bëjë të kuptoni se koha nuk mund të kthehet pas, për të rregulluar atë që ndodhi.
- “Dashuria rrjedh pa probleme”, Horoskopi i datës 19 Nëntor
- Dashuria dhe Puna/ “Sot pasioni do të jetë i pakontrollueshëm”, Horoskopi i datës 17 Nëntor
- “Sot do të ndiheni tërheqës”, Horoskopi i datës 16 Nëntor
- Astrologia Meri Shehu: Kjo është shenja më me fat e javës
- Dashuria dhe puna/ “Do t’ju rriten të ardhurat”, Horoskopi i datës 11 Nëntor
- “Yjet rezervojnë lajme të mira”, Horoskopi i datës 9 Nëntor