Ledion Liço ka folur sërish për fillimet e karrierës, drejtimin e Top Albania Radio-s, prezantimin e Big Brother Vip dhe themelimin e Top Channel Films.
“Kjo marrëdhënia e fuqishme intensive që ti ke me ëndrrën që të krijohet dhe dëshira që ke për ta materializuar atë që ke kultivuar gjatë viteve, është një lloj realizmi i saj për të cilën ti ke punuar. Top Channel Films për mua ishte një realizim i diçkaje që nuk ka qenë në pjesën kryesore të sirtarit të ëndrrave, por në atë sirtar ka shumë hapësirë. Uroj të bëjmë gjëra të bukura, është e vështirë, por nëse do ishte e lehtë do e bënin të gjithë. Për mua arti dhe kultura nuk duhet kategorikisht të shihen si biznes. Mund të ishte më mirë, mund të ishte më keq, por në asnjë moment nuk është parë vetëm si biznes. Është një e mesme e artë. Jam i lumtur për mënyrën si shkoi, jam krenar që në një film munda të shikoj një nga idhujt e mi Ndriçim Xhepën për mua ajo ka qenë një kujtim i pashlyer. Dëshira jonë është që të bëjmë gjithmonë edhe më shumë gjëra ambicioze. Po punojmë me diçka tani që është shumë ambicioze, por kjo është e bukura. Atë i sugjeroj të gjithëve, të përqafojnë të vështirën. Të përqafojnë më shumë jo-të sesa po-të, të duan njerëzit që i kritikojnë më shumë se ata që i vlerësojnë. Jam mirënjohës ndaj atyre që më kanë inkurajuar, por jam mirënjohës edhe më shumë ndaj atyre që më kanë kritikuar”, tha Ledioni.
- Bora Zemani dhe Heidi Baci, nesër përballë njëra-tjetrës në një program
- FOTO/ Të dielën në Portokalli, por ja ku do ta shohim nesër Kiara Titon
- VIDEO/ Kiara Tito publikon pamje nga provat në “Portokalli”
- Bashkëshorti reagon për aksidentin e Genta Ismajlit
- VIDEO/ Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës dhe kuptimin e tij
- E pabesueshme! Motër e vëlla në kërkim të dashurisë në “Përputhen”